Në stacionin policor në Vinicë është raportuar se në rrugën rajonale Vinicë – fshati Smojmirovo, në afërsi të vendit të quajtur “Peklanska krstosnica”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Seat Altea” i drejtuar nga S.R (49) nga fshati Crnik dhe makinës “Suzuki Grand Vitara” i drejtuar nga L.A.(53) nga Vinica.

Nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë drejtuesi L.A., ndërsa lëndime trupore kanë marrë shoferi S.R. dhe bashkëudhëtarët e tij K.U (23), J.G (45) dhe dy të mitur, të gjithë nga Crniku.

“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Vinicës”, thonë nga MPB.