Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Thumanë të Krujës.

Automjet, i drejtuar nga një 32-vjeçar ka përplasur një këmbësor.

Fatkeqësisht, këmbësori rreth 36 vjeç ka humbur jetën.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale”, thuhet në njoftim

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume