Një aeroplan i American Airlines që fluturonte nga Nju Jorku për në Delhi të Indisë, bëri ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës pasditen e sotme për shkak të një kërcënimi me bombë, raportojnë mediat botërore .

Një video që u shfaq në rrjetet sociale tregon avionin e pasagjerëve duke fluturuar i shoqëruar nga dy avionë luftarakë. Kjo është një procedurë standarde që bëhet për arsye sigurie në situata të tilla.

Të gjitha shërbimet në aeroportin e Romës ishin në gatishmëri dhe avioni u ul i sigurt, raportojnë mediat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume