Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Çair ka bërë thirrje deri te koalicioni qeveritar VLEN që t’i braktisë institucionet.

Ahmeti, njëkohësisht ka siguruar se pas kësaj nuk do të bëhen pjesë e pushtetit, pasi sipas tij, për BDI është e pranueshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ahmeti propozoi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume