Më 24.10.2026, në orën 14:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Klinike e Tetovës u njoftua se tek ata është sjellë një i mitur 15-vjeçar nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e barkut. Më vonë, në Stacionin Policor të Tetovës janë paraqitur vetë S.M. (42) dhe djali i tij 16-vjeçar, të dy nga fsh. Bogovinë, të cilët kanë dorëzuar një pistoletë me një karikator të zbrazët. Sipas deklaratës së S.M., ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 në fsh. Bogovinë, me ç’rast, nga pakujdesia, është shkrepur një plumb nga pistoleta që e mbante djali i tij i mitur. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes në prani të prokurorit publik të PTHP Tetovë dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë. I mituri është ndaluar për procedurë të mëtejshme dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të vijojë kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume