Reagimi ndaj planit të Trump për Gazën nga autoritetet palestineze, ka qenë i shpejtë dhe jo befasues.

Riyad Mansour, ambasadori palestinez i OKB-së, kundërshtoi me vendosmëri propozimet e zhvendosjes, duke thënë: “Atdheu ynë është atdheu ynë”.

“Populli palestinez zgjodhi zgjedhjen për t’u kthyer në të. Ne duhet të respektojmë zgjedhjet dhe dëshirat e popullit palestinez”, tha ai në një video të postuar në X.

“Ata duan të rindërtojnë shkollat, spitalet, rrugët, infrastrukturën, ndërtesat dhe shtëpitë, sepse i përkasin këtij vendi dhe u pëlqen të jetojnë atje”, shtoi ai.

“Ata që duan t’i dërgojnë në një vend të këndshëm të lumtur, le të kthehen në shtëpitë e tyre origjinale brenda Izraelit”, theksoi ndër tjera Mansour.

Organizata për Çlirimin e Palestinës, e cila njihet ndërkombëtarisht si përfaqësuese e popullit palestinez, ripohoi mbështetjen e saj për zgjidhjen me dy shtete.

Hussein Sheikh, sekretari i përgjithshëm i saj, tha se ishte një zgjidhje që do të garantonte “siguri, stabilitet dhe paqe”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume