Tre vite qeverisje, kryetari i komunës së Tetovës nuk i ka vizituar fare banorët e lagjës së Krasqinëve në Tetovë. Ata jetojnë në kushte mizore pa infrastrukturë, pa rrugë të rregulluara, pa ndriçim publik dhe me mijra tonë mbeturina afër shtëpive. Banorët thonë se Kasami i ka mashtruar para zgjedhjeve duke ju premtuar se do të rregullohet kjo lagje, por kurrë nuk i ka vizituar. Sot pas raportivmeve në media se kjo lagje është në gjendje të mjerueshme, Kasami ka premtuar se do të rregullohet.