Reperi i njohur, Capital T sapo ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Sekrete”, dhe është lansuar sot për ditën e të dashuruarve, shkruan IndeksOnline.

Krahas njoftimit për publikimin e kësaj kënge, Capital T më në fund ka publikuar një foto përkrah modeles Adrola Dushi me të cilën po shijon një romancë dashurie tash e sa vite.

Çifti duket se po kalojnë ditë të mira në shoqërinë e njëri -tjetrit.