Drejtoi i QMK-së, Muhamed Ali ka bërë të ditur se disa rrugë janë me vështirësi të kalueshme për shkak të temperaturave të ulëta. Siç ka bërë të ditur Ali, rrugët Shkup – Tetovë, Tetovë – Gostivar, Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër, si dhe aksi rrugor Kozjak – Shku ka vështirësi.

“Sipas informacioneve të pranuara nga qendrat rajonale, si vështirë të kalueshme janë evidentuar këto akse rrugore: Shkup – Tetovë, Tetovë – Gostivar, Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër, si dhe aksi rrugor Kozjak – Shkup, si edhe disa rrugë rajonale në pjesën perëndimore të vendit.

Në numrin unik për thirrje emergjente 112 janë raportuar disa raste të automjeteve të bllokuara, si dhe një rast i daljes nga rruga.

Qendra për Menaxhimin e Krizave u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse, ndërsa për raportimin e çdo problemi apo situate emergjente është në dispozicion numri unik për thirrje emergjente 112″, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume