Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30 ka pasur gjithsej 46 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat shtatë janë aktive, dhe një është nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar.
Zjarret janë aktive në zonën “Nad Borovite” – një degë drejt fshatrave Tatar Elevci dhe Korab dhe një degë drejt fshatit Banjishte në komunën e Dibrës, pranë fshatit Jabolçishtë në komunën e Çashkës, pranë fshatit Strima në komunën e Likovës, mbi Liqenin e Bogovinës në Malin e Sharrit, te deponia Krasta në Kumanovë, pranë fshatit Dobroveni në komunën e Novacit dhe midis fshatrave Belçishtë dhe Lesani në komunën e Dëbërcës.