Ligji për gjuhën shqipë është i panegociushëm dhe I rëndësishëm për çdo shqiptar, dhe nuk duhet të preket – u shpreh I prerë lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë vizitës në Komunën e Likovës.
Ahmeti shtoi se nuk duhet të ketë asnjë lloj pazari kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare dhe se mobilizimi i shqiptarëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e këtij ligji.
Cënimi I shqipes, sipas Ahmetit, vë në pikëpyetje edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vjeshtë të këtij viti.
“Në qoftë se preket ligji I gjuhës, nuk ka zgjedhje lokale dhe nuk mundet të vendosen kuti për të mbajtur zgjedhje lokale, nëse preket ligji I gjuhës, dhe ligji I gjuhës nuk është I BDI-së, ligji I gjuhës është edhe I atyre që do lindin deri sa të lindë dielli. Prandaj duhet ti dalë cdo shqiptarë zot ligjit të gjuhës dhe as mos ta politizojnë dhe as mos ta problematizojnë.” tha Ahmeti nga Mateçi i Likovës.
Lideri i integristëve u shpreh I gatshëm për takime dhe diskutime me partitë tjera shqiptare, duke u prononcuar me vendosmëri se nuk do të ketë “pazare” me çështjen shqiptare.
“Po sigurisht, nga distanca thirjet bëhen dhe unë jam I gatshëm të hudhem por jo të bëj pazare me cështjen shqiptare. Me cështjen shqiptare s`ka pazare.” u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, edhe një herë përsëriti se mbrojtja e interesave shqiptare është I panegociueshëm duke bërë thirrje që kjo çështje të mos përdoret për interesa politike. /tvklan.mk