Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi këtë të hënë shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.

Deklaratat Berisha i bëri gjatë një tubimi të mbajtur përpara SPAK, ku ai u paraqit në kuadër të masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar me një postim në Instagram kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video ku duket një buf, me diçiturën “Do ta shkrij SPAK-un”, ndërkohë që postimin e ka shoqëruar me shprehjen: “Ndocrrokun”.

Deklaratat Berisha i bëri gjatë një tubimi të mbajtur përpara SPAK, ku ai u paraqit në kuadër të masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO ku tha se Prokuroria e Posaçme do të mbyllet me çdo kusht, pasi është një institucion që është jashtë çdo kontrolli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume