Byroja për Siguri Publike pranë Ministrisë për Punë të Brendshme, në një aksion të përbashkët me Doganën kanë kapur sasi të drogës në pikën kufitare “Bogorodicë”.

Sipas informacioneve, prej mbrëmë kanë nisur kontrollet e kamionëve me targa të Maqedonisë, që ishin të ngarkuara me mbeturina të letrës për riciklim.

Jozyrtarisht mësohet se ngarkesa kishte hyrë në Maqedoni nga Kosova, ndërsa duhej të udhëtonte përmes Greqisë, e për destinacion final kishte Turqinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume