shkruan:Skender Karaçica

Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Mijëra burra e gra shqiptarë nga tërë hapësira etnike të Shqipërisë zyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë,nuk u ndalën në veprimtaritë e shumëta kombëtare për të qendruar sa më afër kombit dhe atdheut shqiptar.Në shtetin e tokës së lirë,të vlerave sublime të demokracisë,ata gjetën frymën dhe dorën e përkrahjes nga administrata e shtetit amerikan (Kongresi dhe Senati)si dhe në fushën e diplomacisë,ku,siç dihet shteti mik i Amerikës e projektoi lirinë,pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës të ndarë nga orët e padrejtësive historike të shtetit serbo-jugosllav si pushtues qysh nga viti 1912-1999.

Sot në Çikago,në nderim të festës së pavarësisë,tashmë traditë kombëtare e kulturore,në qendrën ,,Richard J.Daley,,u ngrit flamuri i Republikës së Kosovës dhe,përmes ngjyrave të dy flamujve të dy popujve miq të përjetshëm,është porosia nga Amerika:E gjithmonshme, pavarësia e Kosovës!

Për këto vite,shumë veprimtarë tashmë në amshim si Hydajet Bregu,Jusuf Azemi,Ajet Rushiti,Faik Ajroja,Qazim Ismaili.Tefik Ashiku,ishin të zëshmit në orët e para kombëtare të demonstratave në Çikago,Nju Jork e Washington në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës si dhe të ndyshimeve të sistemit komunist në Shqipëri, në fushën e vlerave të demokracisë e të njeriut njeriut të lirë shqiptar..Në frymën e atdhedashurisë,veprimtari dhe ish normalisti i Normales së Elbasanit,Hydajet Bregu,i sistemuar nga profesor Ernest Koliqi për mësues të shkollës shqipe në Mitrovicë(Kosovë),në krah të tij mësuam se si duhet të bëhet atdheu,fryma e lirisë dhe shpirti i kombit për tokën dhe diellin shqiptar.

Po ky burrë i pashoq në rrethet e veprimtarëve në Çikago,në fund të jetës e pati lënë testamentin prej 5 milion dollarësh për hapjen e shkollës apo të katedrës për gjuhën shqipe për brezat e rinj shqiptarë si dhe për të rinjët amerikanë.

Diaspora shqiptare në Çikago,nesër do të festojnë me programin kulturor të këngëtarës Remzije e Nexhat Osmani dhe,familjet shqiptare do të organizojnë takime e përgëzime për Republikën e Kosovës,për të afërmit e tyre në hapësirën e Shqipërisë Etnike.

E gjithmonshme,pavarësia e Kosovës!