Ka ndërruar jetë Komandant Kalaja Qemal Qamili, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan gjatë jetës së tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e diel, 25 janar 2025, pas Namazit të Drekës, në varrezat e Fshatit Orashë e Poshtme, njofton TS.

Familja Qamili shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur, duke lutur Zotin që ta shpërblejë me Xhenetin Firdevs dhe t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të madhe.

“Të qoftë i lehtë dheu, babi. Do na mungosh përjetë,” shkruan i biri, Alban Qamili.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume