Gjesti në shtrat me Rizartën për dy javë, Egli refuzon të futet në dhomën e gjumit, kalon natën tek sauna

Zgjedhja e Gjestit për të fjetur 2 javë në shtrat me Rizartën, ka bërë Eglitn të shpërthejë në lot. Përpos debateve me Gjestin në verandë, Egli ka vendsour ta kalojë natën në ambientet e saunës.
Ajo e pyeti disa herë Gjestin përse bëri atë zgjedhje, ndërsa përgjigja e tij ishte mjaft e thjeshtë “Sepse kam qef”.
Ndër të tjera Gjesti i ka përsëritur dhe njëherë ato çka ka thënë më parë për raportin me Eglin duke u shprehur se “Më pëlqen të rri me ty, të flej me ty, por nuk kam ndjenja”. Ndër të tjera ai i thotë se asnjëherë nuk e ka përdorur kundër saj ndjenjat që Egli ka për të.
Kjo e fundit ka refuzuar të futet në dhomën e gjumit, ndërsa ka qenë Rozana e cila i ka dërguar jorganin dhe jastëkun tek saunat.
Këngëtari ka shkuar pranë saj për t’i thënë mos të kalojë natën aty, por ajo ka refuzuar të kthehet në dhomë, madje dhe t’i flasë Gjestit.