Nga Gjykata Themelore në Tetovë kanë marrë vendim që kryetari i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela.

Në vendimin e gjykatës thuhet se pranohet kërkesa për ndërrimin e kryetarit të partisë, respektivisht nga Arben Taravari, te Ziadin Sela. Krahu i Taravari ka të drejtë në afat kohor prej 15 ditëve që ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume