Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ndaj deklaratave të Kreshnik Bekteshit nga BDI. Bekteshi foli për vetingun në BDI, por adresoi kritika edhe te menaxhmenti i komunës së Çairit, që udhëhiqet nga kuadro të Lëvizjes Demokratike, pjesë e Koslicionit VLEN. Imeri pyet nëse Bekteshi do të japë llogari në parti për bizneset e tij.

“E degjova Kreshnikun tek po fliste per vetingun! Si arriti Kreshniku me nje rroge ministri ,te hap biznes ne Manastir e te bleje salle dasmash ne Kercove.? A do jape llogari dhe raport para Keshillit te Pergjthshem?! Curiosity killed the cat!”, shkruan Imeri Stafai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume