Ekspertja e sigurisë, Ivana Stradner, ka ironizuar zgjedhjet në Serbi, duke deklaruar se edhe të vdekurit mund të votojnë.

“Millosheviqi ka thënë se serbët janë popull qiellor. Ndoshta kishte të drejtë”, ka shkruar Stradner.

Ajo me ironinë ka thënë se në Serbinë e Vuçiqit, të vdekurit mund të ngrihen nesër, jo për “Ringjalljen”, por për “të votuar në zgjedhje”

“Kur të duhet çdo votë, edhe Qielli thirret në votime”, ka shkruar Stradner.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume