Izraeli nuk do t’i tërheqë forcat ushtarake nga kufiri Gaza-Egjipt, sipas një burimi izraelit.
Ushtarakët kishin parashikuar të fillonin tërheqjen nga ky rajon në fillim të muajit mars, nëse armëpushimi aktual, i cili skadon të shtunën, do të zgjatej.
Një burim për CNN ka deklaruar se “ne nuk do të dalim nga Korridori Filadelfia”.
Kjo e fundit është një shtrirje prej 14 kilometrash (8 milje) përgjatë kufirit Gaza-Egjipt.
“Ne nuk do t’u lejojmë vrasësve të Hamasit të enden përsëri me kamionë dhe armë në kufijtë tanë, dhe nuk do t’u lejojmë ata të forcohen përsëri përmes kontrabandës”, deklaroi ai.
Ushtria izraelite morën kontrollin e korridorit në muajin maj dhe duhej të tërhiqeshin nga ai gjatë një faze të mundshme të dytë të marrëveshjes së armëpushimit. Nuk është e qartë nëse kanë filluar negociatat për fazën e dytë.