“Objekte afariste, shtëpi, apartamente, tokë ndërtimore dhe bujqësore, disa makina – kjo është një pjesë e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në shtet. Me një rrogë zyrtari, mbi kurrizin e qytetarëve, ata kanë arritur të fitojnë pasuri si sheikët e Lindjes së Mesme. Gjyqësori dhe prokuroria, në vend që të luftojnë krimin, kanë zgjedhur t’i shërbejnë padrejtësisë dhe kriminalitetit. Është koha t’i jepet fund,” thonë nga VMRO-DPMNE.

“Duhet të shqyrtohet mirë pasuria e gjyqtarëve që janë në thirrje telefonike nga selitë e Bihaçkës dhe Reçicës së Vogël.

Binjakët si gjyqtarët Ilija Trpkov dhe Dobriola Kacarska, të cilët gjykonin mbi 200 vjet në rastin e 27 prillit, duhet të verifikohet nëse dhe çfarë përfitimi kishin nga proceset politike që ata udhëhoqën.

Duhet të shqyrtohet se cilët gjyqtarë janë pasuruar ndjeshëm me pasurinë e tyre dhe në vend të syrit të drejtësisë në Maqedoni, janë bërë sy i krimit në shtet.

Për më tepër, duhet të ftohet për përgjegjësi dhe Lupço Kocevski, i cili misteriozisht ka dështuar të reagojë në shumë raste të krimit të dukshëm.
Është trishtueshme që LSDM dhe BDI nuk e panë të nevojshme asnjëherë të mbështesin reformat në sistemin e drejtësisë në shtet.
Kjo tregon se të gjithë janë të përfshirë në të njëjtin krim. Duhet të ketë përgjegjësi!” – thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.