Elon Musk ka marrë vëmendjen kryesore gjatë takimit të parë të Kabinetit të Presidentit Donald Trump në nisje të këtij mandati të dytë.

I veshur me një kape të zezë “MAGA” dhe një bluzë “Tech Support”, miliarderi i njohur iu drejtua presidentit Trump dhe ekipit të tij, duke thënë se departamenti që ai drejton do të vijojë uljen drastike të shpenzimeve federale.

Musk theksoi se nëse Amerika nuk e bën një gjë të tillë rrezikon që vendi të shkojë drejt falimentimit për shkak të borxhit të madh që ka.

Musk tha se për uljen e shpenzimeve federale dhe rolin që ai ka marrë në administartën e Trump, ka marrë shumë kërcënime me vdekje. Miliarderi shtoi se pavarëisht kritikave dhe kërcënimeve qëllimi i tij është të shpëtojë Amerikën nga falimentimi.

“Qëllimi kryesor këtu me ekipin e DOGE është të ndihmojmë në adresimin e deficitit të madh. Thjesht nuk mund ta mbajmë si shtet një deficit prej 2 trilionë dollarë. Norma e interesit, vetëm interesi mbi borxhin kombëtar, tani kalon shpenzimet e Departamentit të Mbrojtjes. Shpenzojmë shumë për Departamentin e Mbrojtjes, por po shpenzojmë më shumë se një trilion dollarë për interesa. Nëse vazhdon kështu, vendi do të falimentojë de facto. Nuk është një gjë opsionale, është një gjë esenciale. Kjo është arsyeja pse jam këtu, dhe po marr shumë kritika dhë kërcënime me vdekje për të qenë i sinqertë. Nëse nuk e bëjmë këtë, Amerika do të shkojë në falimentim. Kjo është arsyeja pse duhet bërë”, tha Musk.