Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe presidenti panamez Jose Raul Mulino ranë dakord në “mbrojtjen “e Kanalit të Panamasë gjatë një bisede telefonike mbrëmjen e djeshme, ndërsa Uashingtoni intensifikon presionin për të kufizuar ndikimin kinez në vendin e Amerikës Qendrore dhe infrastrukturën e tij strategjike.

Hegseth dhe Mulino ranë dakord për fuqinë e marrëdhënieve dypalëshe, gjithashtu dhe për interesat e shumta të sigurisë të përbashkëta midis Shteteve të Bashkuara dhe Panamasë sipas një deklarate nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Të dy udhëheqësit shprehën gjithashtu një angazhim për të zgjeruar bashkëpunimin midis ushtrisë amerikane dhe forcave panameze të sigurisë.

Hegseth pritet të vizitojë Panamanë në prill. Pentagoni nuk specifikoi datën e vizitës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump javët e fundit ka kërcënuar se do të “rimarrë” kontrollin e rrugës së rëndësishme ujore duke pretenduar se kanali ka rënë nën ndikimin e Kinës.

Pas një vizite në Panama nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Mulino u angazhua të mos rinovojë memorandumin për pranimin e vendit në “Rrugën e Re “.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu se anijet ushtarake dhe qeveritare amerikane tani do të mund të kalojnë tranzit përmes kanalit falas.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume