Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka kundërshtuar ndryshimet e shpeshta kushtetuese nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë mbetet kusht për avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Në 35-vjetorin e Kushtetutës, ajo deklaroi se 21 nga 36 amendamentet kushtetuese janë miratuar nën ndikimin ndërkombëtar, duke vlerësuar se ndërhyrjet e vazhdueshme e dobësojnë rëndësinë e aktit më të lartë juridik.

Siljanovska-Davkova kërkoi përfshirjen e ekspertëve në shqyrtimin e ndryshimeve të ardhshme kushtetuese.

Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve vazhdojnë të jenë kusht për përparimin e procesit eurointegrues./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume