Koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, VLEN në një përgjigje për TV21 ka treguar se kanë ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit nga autoritetet e vendit.

“Po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga i njëjti kufi, kjo sot nuk do të ndodhte! Është e turpshme që BDI ende guxon të hapë gojën, kur pikërisht hajdutët e saj janë fajtorët për dëmet ndaj shqiptarëve. Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit”, thonë nga VLEN-i.

Kujtojmë se Emin Bajrami, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Bllacë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Serbisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume