Danka Ristova, Antoaneta Dimovska dhe Tatjana Çaçarova Ilievska janë emrat e komisionit treanëtarësh pranë Këshillit Gjyqësor që do të duhet të hetojë rastin e Vasil Jovanovit, i cili nën efektin e alkoolit dhe pa patentë shoferi përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova. Kryetari i gjykatës tha se Komisioni do të duhet të veprojë me kujdes sepse nuk është paraqitur ankesë pas aktgjykimit të shkallës së parë të gjykatëses Daniela Aleksoska Stojanoska, e cila ia ndërpreu paraburgimin Jovanovit.
“Komisioni fillimisht duhet ta shqyrtojë rastin, koha është paksa e ndjeshme sepse barra aktualisht është në Gjykatën e Apelit në Shkup. Komisioni duhet të veprojë me kujdes, për të mos ushtruar presion ndaj gjykatave, sepse ato normalisht duhet të vendosin në bazë të vendimit të shkallës së parë. Nëse është mirë do ta konfirmojnë, nëse mendojnë se nuk është e drejtë, se ka shkelje të caktuara të procedurës, do ta shfuqizojnë ose ndoshta do ta tjetërsojnë, prandaj komisioni duhet ta kontrollojë me kujdes dhe pasi të ketë mbaruar inspektimin të përgatisë raportin”, tha Aleksandar Kambovski kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Për ankesën e Prokurorisë për të mos i ndërprerë paraburgimin Jovanovit prej muajsh nuk është paraqitur asnjë ankesë. Lidhur me këtë rast është prononcuar edhe Shoqata e Gjykatësve, e cila ka bërë thirrje për kujdes gjatë marrjes së vendimeve të tilla- fillimisht të hetohet rasti, e më pas të merret konkluzioni nëse ndonjë gjyqtar i caktuar ka bërë shkelje.
“Gjykimi publik i gjykatësit nuk duhet të inicohet dhe të mbështetet nga spekulime të pakonfirmuara, pra pa përcaktuar më parë përgjegjësinë personale dhe profesionale të gjykatësit në një rast konkret. Bëjmë thirrje për qasje të kujdesshme dhe të përgjegjshme nga të gjithë zëdhënësit e shoqërisë në marrjen e vendimeve të tilla, në mënyrë që të ruhet pavarësia e gjyqësorit dhe të shmanget presioni i panevojshëm politik ndaj funksionarëve gjyqësorë”, thonë nga Shoqata e Gjykatësve.
Pasi Jovanovi e përplasi për vdekje Kullakovën në bulevardin Aradhet Partizane në Shkup, pati reagime të ashpra se gjykatësja Aleksoska-Stojanoska pabazë kishte marrë vendim për ndërprerjen e paraburgimit për rastin e tregtisë së paligjshme të drogës ndërsa pushteti ekzekutiv i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor që të inicojë shkarkimin e saj. Pas vdekjes së Kullakovës, qytetarët kërkuan drejtësi dhe llogari për këtë rast përmes marsheve protestuese të organizuara në Shkup, Negotinë dhe Kavadar./Alsat.mk