Institucioni Penalo-Korrektues Idrizovë mbrëmë në orën 20:00 e ka njoftuar Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup se gjatë kontrollit në hyrje të institucionit, te të dënuarit N.A., H.A., L.I. dhe J.P. janë gjetur para dhe telefona mobil.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin kishin arritur këta të dënuar, u gjetën marijuanë dhe një telefon mobil. Po merren masa për të zbardhur rastin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume