Deputetët sot nuk votuan për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili e udhëheq seancën, tha se do të caktohet datë shtesë për votim për këtë pikë të rendit të ditës, për të cilën ka reaguar deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, sipas të cilit janë plotësuar kushtet për votim.

Në mënyrë që kjo pikë e rendit të ditës të votohet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume