Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përmes një video adresimi ka thënë se funksionimi i Starlink dhe Starshield është rikthyer në shpejtësitë që e kanë pasur para kufizimeve.

Lideri ukrainas, ka falënderuar gjithë amerikanët dhe të gjithë partnerët tanë që e morën këtë çështje seriozisht dhe ndihmuan vërtet – anëtarët e Kongresit, senatorët, të gjitha mediat, Departamentin e Shtetit dhe Presidentin.

Postimi:

Gjëja më e rëndësishme sot është se funksionimi i Starlink dhe Starshield është rikthyer në shpejtësitë që kishim para kufizimeve. Shpejtësitë tani janë në nivelin e nevojshëm. Rikthimi nisi gjatë natës dhe, deri në mëngjes, shpejtësitë ishin tashmë të mjaftueshme. Kjo ka rëndësi: për logjistikën tonë në vijën e frontit dhe për mbrojtjen e Ukrainës nga dronët “Shahed” me motor reaktiv.

I falënderoj të gjithë amerikanët dhe të gjithë partnerët tanë që e morën këtë çështje seriozisht dhe ndihmuan vërtet – anëtarët e Kongresit, senatorët, të gjitha mediat, Departamentin e Shtetit dhe Presidentin. Mbrojtja e jetëve ka rëndësi.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume