Lëvizja Demokratike vazhdon të zgjerohet me profesionistë të rinj dhe të suksesshëm.

Sot, kësaj partie iu bashkua Onur Dika, një specializant në gjinekologji dhe obstetrikë nga Struga, i cili banon në Shkup dhe po ndjek specializimin në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve të rinj në politikë dhe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

“Përfshirja e profesionistëve të rinj dhe të suksesshëm në vizionin tonë është një dëshmi e besimit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë. Me njerëz të tillë, të përkushtuar ndaj dijes dhe shërbimit ndaj qytetarëve, po ndërtojmë një
Lëvizje Demokratike edhe më të fortë,” deklaroi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume