Me kënaqësi ju njoftojmë se Lëvizja Demokratike ka themeluar Komisionin Zgjedhor Komunal në Komunën e Bogovinës, në kuadër të procesit të konsolidimit dhe forcimit të strukturave tona partiake.

Ky komision do të ketë rol kyç në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve brendapartiake, duke garantuar një proces të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Përbërja e Komisionit është si më poshtë:

Burim Memishi – Kryetar
Shaqir Zylbehari – Zëvendës kryetar
Diturim Xheladini – Sekretar
Natmir Ramadani – Anëtar
Sedat Sinani – Anëtar
Musa Ferati – Anëtar
Gadaf Salihi – Anëtar
Alajdin Havziu – Anëtar

I urojmë suksese Komisionit në përmbushjen e detyrave të rëndësishme që i janë besuar, duke ecur përpara me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet për të forcuar më tej themelet demokratike të Lëvizjes sonë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume