Pak para nisjes së takimit në në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti i Francës Emanuel Macron, zhvilluan një konferencë me mediat, me fokus luftën në Ukrainë.

Trump u shpreh se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti nëse palët do të tregohen të zgjuar.

“Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë…ne nuk e duam këtë”, tha presidenti Trump, duke shtuar: “Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një Luftë të tretë Botërore, ne nuk e duam as atë”.

Në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA-së u pyet nëse do ta karakterizonte presidentin rus Vladimir Putin si një “diktator”, pasi e kishte përdorur më parë këtë fjalë për të përshkruar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Unë nuk i përdor ato fjalë lehtë, do të shohim se si do të funksionojë gjithçka,” tha Trump, duke shtuar se ata kanë një “shans për një zgjidhje shumë të mirë” midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Një luftë e pazgjidhur midis dy vendeve “mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, tha presidenti i SHBA, Donald Trump.

Ndërsa presidenti francez Emanuel Macron u shpreh para takimit se në fokus të bisedimeve dypalëshe me presidentin Trump do të jetë paqja afatgjatë në Ukrainë.