Shkruan: Florim Zeqa

Me të përfunduar procesi numërimit të votave nga komisionerët, përkatësisht nga shpallja përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, fillojnë ‘ethet dhe ethjet’ e zgjedhjeve lokale!

Ndryshime kushtuese për zgjedhjen e presidentit drejteperdrejt nga vota e popullit

Menjëherë pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ, fillon beteja politike për formimin e qeverisë se re, e cila rrallë herë ka qënë më e komplikuar, jo për shkakun e rezultatit zgjedhor, por si pasojë e përqarjes së skenës politike dhe ambicieve për pushtet të liderëve partiak.

Për aq sa është e vështirë lidhja e ‘kurorës’ qeverisëse mes pushtetit dhe opozitës, duket i pamundur unifikimi i opozitës shkaku i postit të Kryeministrit!

Po e zëmë që arrihet një marrëveshje kompromisi për formimin e institucioneve të reja shtetërore, gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale do të përballemi me ngërçin tjetër politik në Kuvend për zgjedhjen e presidentit!

Shkuarja në çdo gjashtë muaj në zgjedhje për Kosovën e varfër është e papërballueshme dhe e mundimshme për qytetarët.

Urojmë që sa më parë të arrihet një marrëveshje fillestare mes subjekteve politike për konstituimin e Kuvendit dhe më pas edhe për formimin e qeverisë, në mënyrë që legjislatura e re, e 9-ta më radhë e Kuvendit të bëjë menjëherë amandamentimin e ndryshimeve kushtutese për nxjerrjen e ligjit për zgjedhjen e presidentit drejteperdrejt nga vota e popullit.

Me ketë akt kushtetues do të evitoheshin ngërçet dhe pazaret politike për kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike në Kuvend.

Mbajtja e zgjedhjeve të përbashkëta lokale dhe presidenciale në vjeshtën e këtij viti do të ishte zgjidhja më fatlume për vendin, e cila do të ndikonte drejtëpërdrejt në satbilitetin afategjatë politik dhe të qeverisjes më efektive në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume