MPB ka njoftuar se me datë 24.02.2025 në ora 18:00 në DPBGostivar, një 42-vjeçar dhe një 58-vjeçare, të dy nga Gostivari, kanë raportuar se janë mashtruar nga personi J.S. nga Gostivari, pronar i një subjekti juridik për ndërtim nga Gostivari. Sipas raportit, ai u ka shitur të dyve të njëjtën banesë në një ndërtesë në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar. Gjatë raportimit të ngjarjes, ata bashkëngjitën edhe një marrëveshje për parablerjeje. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume