Janë bërë një javë që kur është lëshuar linja hekurudhore Shkup – Kumanovë dhe anasjelltas.

Por duket se shumë pak shfrytëzohet nga qytetarët.

Në orarin e orës 16:30, të ditës së sotme, vetëm një udhëtar është nisur nga Shkupi.

Por edhe pse pak interesim, sërish një biletë udhëtimi ka çmim të volitshëm krahasuar me mjetet tjera të transportit. Në një drejtim bileta kap vlerën prej 87 denarësh (autobusi 170 denarë).

Kjo linjë operon dy herë në ditë. Në mëngjes nga ora 06.30 niset prej Kumanovës dhe vjen në Shkup, kurse kthehet në ora 16:30 nga Shkupi për në Kumanovë.

Udhëtimi zgjat 41 minuta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume