Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është drejtuar qytetarëve të vendit dhe përkrahësve të PDK-së me një deklaratë.

Ndër të tjera ai ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së në këtë proces zgjedhor.

Krasniqi ka thënë se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për vendin.

“Me zemër dhe me besim të palëkundur në potencialin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë të mrekullueshëm, do të ecim përpara”, ka thënë Krasniqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume