Bashkëshortja e ish ushtarit të UÇK-s Fexhri Asipi Abrashi, Liridona Ahmeti thotë se burri i saj është ndaluar në kufirin me Shqipërinë gjegjësisht në Dibër. Ajo ende nuk e di se cilët janë arsyet e ndalimit të burrit të saj dhe po presin gati 3 orë që të merret në pyetje.

Këtë lajm ajo e ka bërë publike edhe në proflin e saj në FB, por e ka dërguar edhe në portalin TS dhe TetovaSot.

“Ndalohet në kufi të RMV në kufi të Dibrës ish ushtari i UÇK Fexhri Asipi Abrashi!Liri për Çlirimtarët mjaft torturave të Çlirimtarve!
Turpi ka emër të kësaj qeverie makabër!” ka shkruar Liridona Ahmeti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume