Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka thënë se tema e ndryshimit të stemës së shtetit nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes për koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në dhe nuk është temë me prioritet për qeverinë.
Megjithatë, Mexhiti tha se koalicioni VLEN është i gatshëm të bisedojë për të gjitha temat dhe nëse që hapet tema e ndryshimit të stemës, si simbol nga komunizmi, atëherë edhe himni shtetëror duhet të përshatet me kohën e re.
“Parimisht i kemi biseduar edhe çështjen e stemës, edhe çështjen e himnit. Nëse stema është relikt komunist, atëherë edhe himni vjen nga periudha komuniste, atëherë edhe himnin duhet ta përshtasim me kohën e re, me kohën moderne me frymën evropiane. Mund të jetë një himn vetëm me muzikë jo edhe me tekst, apo teksti të jetë më inkluziv. Ne kemi thënë nëse i hapim këto temë, duhet t’i hapim në pako, ku duhet të jetë edhe ai 20%-shi të zëvendësohet me gjuhë zyrtare, gjuhën shqipe”, tha Mexhiti në emisionin “Dialog te Lajmi,