Mexhiti: Investim mbi 1 miliard euro në energjetikë- zgjidhje e përhershme për ndotjën, zero kosto për amviseritë

Investim mbi 1 miliard euro në energjetikë- zgjidhje e përhershme për ndotjën, zero kosto për amviseritë.
Jam shumë i lumtur dhe tepër krenar që të ndaj me juve lajmin e madh për investimin prej 1 miliard euro në energjetikë.
Puna e vizioni ynë po jep frytet e para.
Përmes këtij investimi do t’i japim fund ndotjes së ajrit njëherë e përgjithmonë, duke siguruar njëkohësisht stabilitetin energjetik të vendit.
Në takimin e sotëm me udhëheqësinë e “Kazanxhi Holding”, një nga gjigantët e energjetikës që operon nën brendin “Aksa”, diskutuam për ndërtimin e centraleve kogjenerative me gaz.
Ky projekt:
•Ofron një zgjidhje të qëndrueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit;
•Përmirëson cilësinë e jetës për qytetarët;
•Prodhon energji elektrike dhe termike për përdorim të gjerë;
•Përfshin ndërtimin e rrjetit të dytë të gazit dhe ngrohjes me kushte shumë të favorshme për familjet.
Dhe ky investim do të ketë zero kosto për amvisëritë.
Lidhjet në rrjetin e gazit dhe të ujit të ngrohtë për amvisëritë do të jenë 0 denarë, ndërsa çmimi i gazit natyror do të jetë dukshëm më i ulët se ai në tregjet ndërkombëtare.
Ky projekt, me një investim mbi 1 miliardë euro, do të:
•Forcojë sektorin energjetik të vendit;
•Rrisë pavarësinë energjetike;
•Ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës.
Si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jam i angazhuar për realizimin e këtyre projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve tanë. Do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme të sigurt energjetike e ambient të pastër!
E ardhmja jonë është e ndritshme!