Për mua është kënaqësi që sot jam këtu së bashku me Zllatkon dhe Ivicën në këtë objekt të rinovuar, mendoj se duhet të vazhdojmë të kujdesemi për pronën e shtetit, sepse ajo është pronë e përbashkët e qytetarëve.

Ka disa gjëra që në periudhën e ardhshme opinioni do t’i mësojë, një pjesë e pronës, përfshirë edhe atë që duhet ta përdorë dhe ta shfrytëzojë kreu shtetëror, nuk është e regjistruar në fletën e pronësisë, imagjinoni, shteti nuk e ka regjistruar atë as në fletën e pronësisë dhe as nuk është pronë e tij edhe pse “de facto” është kështu, por “de jure” nuk është dhe në një farë mënyre, fillimi i funksionimit të këtij objekti të rinovuar, i njohur si Klubi i Deputetëve, lidhet me fushatën që do ta bëjmë së bashku me Zllatkon në njësitë e vetëqeverisjes lokale, ku do të nisim projekte që janë pjesë e programit të Qeverisë për investime në komuna.

Periudha që vijon do të jetë dinamike, interesante, e mbushur me shumë projekte, diçka që qytetarët e kërkojnë, diçka që atyre do t’u nevojitet, prandaj, ju ftoj të na ndiqni, mendoj se është e rëndësishme që ky proces të zhvillohet në mënyrë transparente dhe që qytetarët nga afër të njihen me atë që do të punojmë si Qeveri përmes ministrive përkatëse, natyrisht, i gjithë ky proces koordinohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.”