Kryeministri Hristijan Mickoski ka shtjelluar deklaratën e tij për iniciativën që do ta parashtrojë VMRO-DPMNE-ja në Kuvend për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Mickoski thotë se sistemi i krijuar në këtë institucion “duhet të goditet në ballë”, ndërkaq shton se është i vetëdijshëm që edhe nëse deputetët votojnë mosbesim ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të njëjtit mund të vazhdojnë punën në këtë institucion, por që shpreson që do ta gjejnë guximin për dorëheqje.
“Vlerësojmë se duhet të goditet në ballë, të mos tentojmë të improvizojmë, të bëjmë implante, e kështu me radhë, ndërsa goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është në kompetenca, në këtë rast Kuvendi, është zgjedhja e atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, aty ku zgjidhen, aty të votohet interpelanca. E saktë është se edhe përkundër votimit të interpelancës, ata mund të mbesin pjesë e Këshillit Gjyqësor, nuk them se nuk është e saktë. Por në kushte që ai që të ka zgjedhur, të voton mosbesim dhe ti vazhdon të çosh inat, kjo nuk është mirë, nuk është mirë. Atëherë ka mekanizma të tjerë, mjete të tjera, por unë shpresoj që nëse deputetët votojnë mosbesim ose interpelancë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, se të njëjtit do të kenë guximin të tërhiqen”, deklaroi Mickoski.