Këngëtarja Ariana Grande, është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat për çmim “Oscar”.

Një foto e publikuar në rrjet, e cila tregon kantautoren duke nënshkruar një autograf në ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve BAFTA në Londër, ka alarmuar fansat e saj.

Një ndryshim drastik ka ndodhur në pamjen e Arianes, e cila ka humbur shumë peshë, gjë që ka shqetësuar jashtë mase shumë fansat e saj.

Ata dyshojnë se ndoshta këngëtarja vuan nga ndonjë formë kanceri, gjë të cilën ajo ndoshta preferon ta mbajë të fshehtë, njësoj si aktori i njohur Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta në vitin 2020, pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë, të cilën nuk e bëri kurrë publike.

“Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon këtë”; “Nuk po e bullizojmë për peshën, thjesht jemi të shqetësuar për shëndetin e saj”; “Ajo mund të sëmuret ose të vdesë, mos e trajtoni atë thjesht si një vajzë të dobët”, ishin disa nga komentet që spikatën për të në “X”