Me lëshimin në përdorim të tunelit të Murrizit, të paralajmëruar për më 14 mars, që është pjesë e autostradës “Rruga e Arbrit” nga vendkalimit kufitar “Bllatë” afër Dibrës, deri në Tiranë do të arrihet për një orë.

“Më 14 mars do t ahapim tunelin e madh të Murrizit për të gjitha automjetet, ndërsa do të vazhdojmë me punë në tunelin ndihmës, i cili është prë raste urgjente. Me lëshimin në përdorim të këtij tuneli, nga Dibra e Maqedonisë së Veriut deri në Tiranë do të arrihet për një orë”, kumtoi në Fejsbuk zëvendëskryeministrja shqiptare dhe njëherit ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku pas kontrollit në punime.

Sipas saj, me lëshimin në prëdorim të tunelit, e tërë autostrada do të jetë në funksion, në gjatësi prej 74 kilometrave, përkundër mbi 180 sa ishte më parë.

“Me gjatësi prej rreth 74 kilometrave ‘Rruga e Arbrit’ do të bëhet korridor i rëndësishëm për ndërlidhjen Lindje-Perëndim. Jo vetëm që do t’i afrojë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë edhe arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Gjithashtu, ky bosht rrugor do të jetë ruta më e shkurtë që do ta lidhë Tiranën me Peshkppinë, si dhe me Maqedoninë e Veriut, Dibrën, Tetovën dhe Shkupin, kështu që do të jetë rrugë ndërkombëtare për ndërlidhje”, kumtoi Balluku.

Tuneli i Murrizit filloi të hapet në maj të vitit 2019, por gjërat shkonin shumë më ngadalë nga e parapara, për shkak të gjeolgjisë së rëndë dhe rrëshqitjes së dheut. Ai është me gjatësi prej 3,78 km me dy pjesë, për qarkullim të rregullt dhe për raste urgjente. Në përgjithësi, autostrada ka 7 tunele, me gjatësi të prëgjithshme prej 8,5 km, si dhe 4 ura, njëra prej tyre me 158 metra është më e larta në Ballkan.

Autostrada u lëshua për qarkullim nga fundi i nëntorit të vitit 2021, prej kur në vazhdimësi rritet frekuentimi i udhëtarëve në vendkalimin “Bllatë”. Kështu, vitin e kaluar, sipas MPB-së së RMV-së, në hyrje dhe dalje janë regjistruar 834.345 udhëtarë, prej tyre të huaj 672.062 dhe 162.283 shtetas të RMV-së. Krahasuar me vitin e kalaur numri është rritur për 120.086 udhëtarë.