Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se sot u zbulua gënjeshtra më e madhe e VMRO-DPMNE-së dhe doli në dritë hipokrizia e tyre e njohur si hipokrizi para dhe paszgjedhore.

“E vërteta është se sot deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër Ligjit për “branitellat”. Në dhjetor të vitit 2023 bllokuan Ligjin për punonjësit e mbrojtjes, me pretekstin se deri në miratimin e Ligjit për “branitellat” e hartuar atëherë, nuk do të miratohej Ligji për punonjësit e mbrojtjes. Realiteti është se Ligji për punonjësit e mbrojtjes është miratuar, por sot nuk kanë përkrahur zhbllokimin e Ligjit për “branitellat”.

Për 8 muaj në pushtet janë zbuluar dhjetëra gënjeshtra të VMRO-DPMNE-së, por e vërteta më e madhe është se qytetarët asnjëherë nuk kanë qenë të rëndësishëm për ta”, shkruan Petrovska.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume