Policia ka ngritur kallëzim penal kundër të miturit i cili mbrëmë rreth orës 22:00 ka goditur këmbësorët në rrugën Drinska në Shkup.

Një 17-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar automjetin tip Audi, ka goditur këmbësorët S.I.(18) dhe një të mitur 17-vjeçar, të dy nga Shkupi. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda djali 18-vjeçar, ndërsa vajza ka pësuar lëndime të lehta, njoftojnë nga MPB.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume