Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku thotë le të gjejnë kujt i kam marrë unë lekë korrupsioni apo ku është maunia e brekëve dhe rrobave të bashkëshortes time.

Në fakt, Erioni ka të drejtë, tani SPAK duhet të gjejë edhe ku i ka hedhur rrobat Ajola, apo ku i kanë fshehur, por thelbi nuk është kaq banal dhe i pështirë sa kërkon ta bëjë Erion Veliaj dhe makineria e tij mediatike, makineri e paguar edhe me para inceneratorësh, “5D”, ndoshta edhe me para brekësh.

E vërteta është një dhe vetëm një; Erion Veliaj ka firmosur pagesa dhe praktika që të paguhet bashkëshortja dhe të afërmit e saj, pra nuk ka marrë para nga ndërtuesit dhe i ka futur në xhepa, apo ia ka dhënë bashkëshortes që të ketë blerë brekë.

Jo, ka marrë lekët e qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve të kryeqytetit dhe ja ka dhënë me skema të ndryshme, me tentakula oktapodi bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Ky është fakt, ka firmën të hedhur në praktika, zotëria. Mjafton të shikohet vendimi i gjykatës sepse gjithmonë ai merret me prokurorin, por nuk ja ka fajin prokurori, fajin e ka firma që ka hedhur mbi dokumente dhe nuk ka faj prokurori, sepse ai ngre akuzë, vendimin e ka dhënë gjykata.

Mjafton të lexohen komunikimet e atyre vajzave apo zonjave që çojnë paratë te Ajola e te të tjerët ku thuhet janë vampirë, kjo mjafton.

Kush e hodhi firmën që të merrte para, të merrte 100 milionë lekë nusja e dajës së Ajolës?

Kush e hodhi firmën që dhjetëra OJF të merrnin para dhe ato të përfundoninte Ajola?

A kishte nevojë Erion Veliaj të merrte para nga ndërtuesit dhe lekë korrupsioni se çfarë ka bërë me to do ta shohim me kohën, por fakti është një dhe vetëm një:
Ka firmosur pagesa për subjekte të familjarëve të tij, të afërmve të tij dhe lekët kanë përfunduar tek Ajola.
Se për çfarë i përdorte ajo dhe çfarë blinte është një histori tjetër se dhe ato 860 milionë euroblerje nuk janë pak, por le të rrimë te firma, sepse firma dhe dhënia e parave bashkëshortes është korrupsion./CNA.al