Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se policia e Tiranës kishte informacion se një person ishte i armatosur që po qarkullonte në afërsi të Rinasit.
Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij. Në momentin që efektivët i afrohen, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nuk ka efektiv të lënduar. Pas kësaj policia ka arrestuar autorin. I riu është person me precedent penal të mëparshëm.