Cristiano Ronaldo ishte heroi i Al Nassr në përballjen me Al Wehda në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Arabisë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo të dyja skuadrat kishin raste – me vendasit që kishin më shumë kontroll mbi ndeshjen.

Mirëpo, në minutën e 48-të, Ronaldo zhbllokoi sfidën, duke shënuar një gol të bukur me kokë nga një asistim i Angelos.

Ky ishte goli i 17-të sezonal për portugezin, ndërsa i 925-ti në karrierë.

Portugezi fitoi po ashtu një penallti në fund të ndeshjes, por që lejoi Sadio Manen ta ekzekutonte për fitoren 2-0.

Ronaldos i duhen vetëm edhe 75 gola, për të arritur shifrën historike prej 1000 sosh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume