Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë e Manastirit kallëzim penal kundër ish drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski dhe tetë personave të tjerë në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për tenderin në lidhje më gërmimet në minierën e qymyrit Brod-Gneotinë, shkruan Alsat.

Me këtë, sipas Policisë Financiare i është bërë dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro.

Nga Policia Financiare theksojnë se Matevski e ka hedhur poshtë ofertën më të ulët të kompanisë Granit dhe në mënyrë të paligjshme e ka zgjedhur ofertën më të shtrenjtë të RUD-KOP, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje në vlerë afër 14 milionë euro.

Në mesin e të paraqiturve ka zyrtarë nga ESM, por edhe përfaqësues të Byrosë për Furnizime Publike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume