Qytetarët ankohen sërish për pritje të gjata në pikën kufitare “Bllacë”. Nga videot e dërguara në redaksinë e TV21 shihen kolona të gjata në këtë pikë kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Të premten, ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski tha se në fillim të muajit prill pritet të nisë funksionimi i “one stop shop”, ku do të ketë një pikë kufitare të përbashkët mes dy vendeve, ndërsa qytetarët do të kontrollohen vetëm nga një polic.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume